Dua Lipa është ndër këngëtaret shqiptare që po thyen rekorde të njëpasnjëshme në industrinë ndërkombëtare.
Pas katër klipeve të para, ajo ka sjell edhe klipin e këngës “Levitating”, së cilës i ka bërë një ripërpunim në bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës Madonna dhe Missy Elliott, shkruan portali arbresh.info
Klipi është publikuar vetëm pak orë më parë në platformën digjitale Youtube, ku pjesë e tij është edhe i dashuri i saj Anwar Hadid.
Ndonëse skenat në klip ku dyshja shfaqen bashkë janë të paktat – një nga momentet më të veçanta duket të jetë ai kur çifti janë të shtrirë dhe Dua duket e lumtur në mbështetjen e të dashurit.
Kënga është pjesë e albumit ‘Future Nostalgia’, por këngëtaret e kanë bërë remiks, dhe mundësia për bashkëpunim me yllin Madonna e ka lënë shqiptaren të shokuar. / arbresh.info/
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...