Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, e ka mirëpritur ftesën e emisarit special të Donald Trump, Richard Grenell për takim me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Skender Hyseni në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se ky takimi është ftuar në koordinim edhe me palën kosovare.
“Ne kemi qenë të njoftuar edhe unë si koordinator shtetërorë dhe kryeministri Avdullah Hoti, që do të ftohen një takim i tillë në Shtëpinë e Bardhë të këtij niveli me 2 shtator. Jemi në kontakt të përhershëm me Shtëpinë e Bardhë, edhe me z.Grenell. Këto gjëra kanë mbet sipas një protokolli që duhet të respektohet që të kumtohen për opinion nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hyseni për Arbresh.info.
Por, Hyseni nuk ka dhënë detaje nëse do të diskutohen edhe temat politike pos atyre ekonomike që tani janë bërë publike.
“Për të gjitha(temat) do të njoftoheni me kohë nga kryeministri dhe unë. Ky takim vjen edhe pas takimeve dhe bisedave që kamë bërë në SHBA”, ka thënë Hyseni.
I pyetur se nëse edhe Presidenti, Hashim Thaçi do të marr pjesë në këtë takim ai ka thënë se kjo n’varet nga Shtëpia e Bardhë.
“Kjo nuk është për ne, formatin e cakton organizatori i takimit nuk e cakton palët pjesëmarrëse dhe kjo do të shihet në ditët në vijim”, ka thënë Hyseni.
Koordinatori shtetërorë ka bërë të qarët se SHBA-të, janë të kyçura direkt në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Me gjithë kritikat nga partneret e koalicionit dhe partitë e tjera politike se aleati kryesor i shtetit të Kosovës ka hequr dorë nga procesi i dialogut po del të jetë veç një akuzë që bazohet në mos-informim të drejtë, thotë Hyseni.
“Edhe atëherë kur janë dhënë këto kritika ne kemi qenë në dijeni saktë që SHBA-të, jo që janë tërhequr por që janë plotësisht të përfshira dhe ato kritika nuk kanë qëndruar as atëherë as sot dhe kushdo nga partneret e koalicionit nga paritë politike që ka dashtë të informohet dhe ta dijë saktë nëse janë të përfshira SHBA-të, apo jo, kanë mundur ta bëjnë këtë dhe janë informuar të gjithë që kanë pas gatishmërinë të informohen”, ka deklaruar Hyseni për Arbresh.info.
Grenell: Liderët e Kosovës dhe të Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...