Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk e ka pati asnjë ankesë për mënyrën e eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve, duke thënë se Atletico e dha maksimumin, por Leipzigu e meritoi fitoren.
Leipzigu e tronditi Atletico Madridin me fitore me rezultat 2:1 në Lisbonë të enjten, falë një goli të të devijuar, të shënuar nga Tyler Adams afër fundit të ndeshjes, që e kaloi klubin gjerman në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjermanët kishin kaluar fillimisht në epërsi falë një goli të shënuar nga Dani Olmo, ndërsa Joao Felix e kishte barazuar rezultatin për Atleticon nga pike e penalltisë. E përderisa Atletico s’arrinte të gjente hapësira në mbrojtjen e Leipzigut, këta të fundit s’e patën të vështirë ta bënin një gjë të tillë.
Si rezultat i kësaj fitoreje, Leipzigu kaloi për herë të parë në histori të vet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi klubi u themelua vetëm para 11 vjetëve.
Por, përkundër disfatës, Simeone tha se skuadra e tij dha gjithçka që pati nga vetja dhe e uroi për Leipzigun, që tani do të luajë në gjysmëfinale kundër Paris Saint-Germainit.
“Ne dhamë gjithçka që patëm. E kishim të vështirë t’i fitojmë duelet dhe ata ishin më të shpejtë”, ka thënë Simeone.
“Ka qenë një vit i gjatë, shkaku i atyre 60 ditëve pushim. Pastaj kishte presion shkaku i kthimit të Ligës së Kampionëve. Ne pushuam një javë dhe pastaj u kthyem në stërvitje”.
“Ne nuk arritëm të luajmë ashtu siç donim, më pëlqeu Leipzigu. Ata ishin tejet të përkushtuar dhe kishin freski dhe entuziazëm të mrekullueshëm. Kjo na kushtoi, nuk duhet të arsyetohemi”.
“Ne e dhamë më të mirën nga vetja dhe arritëm deri në çerekfinale. Po largohemi me meritë dhe duhet t’i urojmë kundërshtarët”. /Gazeta Express/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...