Më 2 shtator me Serbinë do të diskutohet për aspektin ekonomik

08:37 | 14 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur temat që do të diskutohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë me palën serbe.

Ai ka thënë se do të flitet për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit, shkuan arbresh.info.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit.
Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme