Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) njoftoi këtë javë se një përbërës tjetër toksik është gjetur në disa dezinfektuesë duarsh që po shiten në SHBA, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
FDA të mërkurën njoftoi se disa dezinfektuesë duarsh kanë testuar pozitivë për 1-propanol, një toksinë që mund të dëmtojë sistemin nervor qendror.
Produktet që përmbajnë 1-propanol janë shtuar më pas në listën “mos përdorni” të FDA të dezinfektuesve të duarve, i cili tani përfshin më shumë se 100 produkte të tilla.
Sipas agjencisë federale, 1-propanoli “nuk është një përbërës i pranueshëm për produktet e dezinfektuesve të duarve të tregtuara në Shtetet e Bashkuara dhe mund të jetë toksike dhe kërcënuese për jetën kur gëlltitet”.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...