Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka thënë se viti i ri shkollor që pritet të nisë në shtator do të jetë më i vështiri pas kohës së okupimit.
“Hapja e institucioneve arsimore duhet të bëhet me kujdes. Kemi takuar ministrin Ramë Likaj dhe ne jemi skeptik ngase i kemi thënë ministrit se kjo çështje kaq e ndjeshme e mbi një mijë institucione arsimore kërkon angazhim edhe të Kuvendit, Qeverisë…”, ka thënë Jasharaj
“Qeveria nuk ka bërë mirë që e ka shkurtuar buxhetin për arsim sepse ky vit do të kërkojë angazhim shtesë. SBASHK nuk do të lejojë stërngarkesë të mësimdhënësve. Nëse shteti synon ta rrisë normën ne do të reagojmë”, njofton Klan Kosova.
Sipas tij duhet pasur shumë kujdes me rastin e hapjes së shkollave.
“Duhet të kemi kujdes që t’i ruajmë nxënësit tanë. Shkollat duhet të ajrosen dhe dezinfektohen. Në momentin që situata me COVID-19 përshkallëzohet ne do të marrim vendim për ndërprerje të mësimit”.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...