Google ADS

Shokohet Atletico Madrid-i, RB Leipzig-u kualifikohet në gjysmëfinale

22:58 | 13 Gusht 2020
Arbresh Info

RB Leipzig ka bërë befasinë e ditës duke e eliminuar Atletico Madrid-in nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja gjatë 90 minutave ishte e baraspeshuar me gjermanët që fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan portali arbresh.info.

Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat provuan, por assesi nuk ia dolën t’i konkretizojnë, duke shkuar në pushime me rezultat të barabartë 0 – 0.

Ndërsa, gjatë pjesës së dytë ishte talenti spanjoll Dani Olmo që në minutën e 51-të pranoi një top nga Sabitzer dhe zhbllokoi rezultatin.

Atletico barazoi shifrat përmes Joao Felix, i cili u faullua në 16-metërsh dhe arbitri vendosi në penallti, në të cilën nuk dështoi portugezi në minutën e 71-të.

Mirëpo, fitoren Leipzig e siguroi përmes Adams, i cili bëri një gjuajtje të fortë, kurse topi u devijua dhe hyri në portën e Jan Oblak.

Me këtë fitore, RB Leipzig është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do takohet me PSG-në./arbresh.info.

https://twitter.com/vicentesantinok/status/1294010765008162816

https://twitter.com/cplussportafr/status/1294011840566001666

https://twitter.com/bollacheia/status/1294014605111496704

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme