Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar monedha digjitale, si bitcoin dhe disa tjera në vlerë të miliona dollarëve, të cilat janë shfrytëzuar nga organizata terroriste si Al-Kaida, Shteti Islamik dhe Hamas, për të krijuar fonde për misionet e tyre.
Ky Departament ka thënë më 13 gusht se ky operacion përbën konfiskimin më të madh të monedhave digjitale të lidhura me terrorizim nga ana e qeverisë amerikane.
Hetuesit kanë konfiskuar rreth 2 milionë dollarë të valutave digjitale në më shumë se 300 llogari të këtij lloji, në katër faqe interneti dhe katër llogari në rrjetin social, Facebook, kanë thënë autoritetet.
Monedhat digjitale si bitcoin janë të dizajnuara për t’u verifikuar vështirë, andaj pëlqehen për transaksione të paligjshme.
Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka thënë se një prej grupeve ka nxitur donacione përmes kësaj mënyre, duke u thënë donatorëve se veprimet e tyre nuk mund të gjurmohen.
“Këto veprime tregojnë se zyrtarët për zbatim të ligjit janë një hap para tyre”, ka thënë John Demers, asistent i Prokurorit të Përgjithshëm, përmes një konference telefonike./rel
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...