Në muajin korrik nëpërmjet një takimi virtual ka rinisur dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i cili ishte bllokuar që prej kur Kosova, aso kohe në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kishte vendosur 100 për qind tarifë për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në Kosovë.
Dialogun me Serbinë nuk arriti ta rinisë as ish-kryeministri Albin Kurti i cili vendosi për reciprocitet me Serbinë – gjë që kundërshtohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Ishte Avdullah Hoti ai i cili me të ardhur në qeverisje i dha prioritet rifillimit të dialogut. Në korrik u mbajt takimi i parë i nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë dhe lidhur me këtë Bashkimi Evropian ia ka kredituar vetës suksesin.
“Dialogu i asistuar nga Bashkimi Evropian po vazhdon. Ai rifilloi në korrik me dy takime në nivelin më të lartë pas më shumë se 20 muaj ngërçi”, shprehet, Nabila Massrali, Zëdhënëse e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
E pyetur për takimin e shtatorit midis Kosovës deh Serbisë, Massrali shprehet se ky takim është caktuar me pëlqimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
“Gjatë takimit të nivelit të lartë më 16 korrik, Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak u pajtuan me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës që të mbajnë një mbledhje të nivelit të lartë në fillim të shtatorit”, tha ajo më tutje.
Në fund, e pyetur për pritshmëritë e takimit të radhës, ajo shprehet se BE po punon drejt normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve – për të gjitha çështjet e pazgjidhura.
“Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut punon me të gjitha palët drejt normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve, duke i adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura”, tha ajo për lajmi.net.
E çështja e dialogut ka përplasur kryeministrin Hoti me partnerët e koalicionit dhe me opozitën në Kuvendin e Kosovës.
Partneri më i madh i Hotit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehen se kryeministri Hoti ka bërë gabime me dialogun. Madje, zëvendësi i tij, Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së ditë më parë tha se: “Hoti ka rënë në mina në dialogun me Serbinë”.
E Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë akuzuar kryeministrin Hoti se nuk ka përgatitje, platformë e as ekip për të zhvilluar dialogun me Serbinë.
PDK në anën tjetër e sheh si të domosdoshme përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog e që aktualisht është jashtë kësaj teme.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i takimit midis Kosovës dhe Serbisë që do të zhvillohet në fillim të shtatorit, por njohësit e çështjeve politike shprehen se dialogu pa presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi është në disfavor të Kosovës.
Kjo për arsye se Thaçi është president i vendit dhe gjithashtu sepse Thaçi ka qenë pjesë e procesit të dialogut. Thaçi ka vendosur të mos marrë pjesë në dialog derisa Gjykata Speciale të vendosë për aktakuzën e pakonfirmuar por të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...
Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj:...
Hill: Duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet mes K...
E akuzuan qe i dha informacione Dianës, reagon motra saj
Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovë...
Kthehen tensionet mes Xuxit e Xhenetës, situata e largimit t...