Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti hap historik marrëveshjen e normalizimit midis vendit të tij dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Netanyahu ripostoi deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump në Twitter në të cilën ai njoftoi marrëveshjen e arritur midis dy vendeve, duke thënë se “kjo është një ditë historike”.
Po ashtu, Netanyahu njoftoi se sonte në ora 20:00 do të ketë një prononcim më të detajuar mbi marrëveshjen.
EBA bëhet vendi i tretë arab që firmos marrëveshje paqeje me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në vitin 1994.
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...