Google ADS

Ministrja Bajrami kërkon të votohet ligji që mundëson tërheqjen e parave nga Trusti e AKP-ja

19:49 | 13 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministrja e Financave ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër të votojnë Ligjin për Rimëkëmbje.

Hykmete Bajrami thotë se ky ligj është i një rëndësie vitale, sepse krijon mundësitë ligjore për zbatimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, transmeton portali arbresh.info.

Në këtë projektligj mundësohet që qytetarët të tërheqin 10 përqind nga Trusti i Kursimeve Pensionale, si dhe transferi i mjeteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në buxhetin e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme