OBRM-PDUKM ngrin marrëdhëniet me Presidentin, Stevo Pendarovski dhe do të rishikojë politikat drejt kabinetit të Presidentit, tha drejtuesi i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Mickoski i cili para pak çastesh ishte në takim me Pendarovskin së bashku me disa deputetë për të kërkuar prova pse iu dha mandati liderit të LSDM-së, Zoran Zaev pa siguruar shumicën parlamentare.
Pendarovski ka theksuar se Zaev i kishte siguruar se do të sigurojë shumicën parlamentare, por sipas Mickoski, kjo nuk është provë e mjaftueshme për dhënien e mandatit.
“Si argumente, Presidenti tha që Kuvendi është i konstituuar, duke përmendur shembujt nga vitet 2006 dhe 2016 dhe se është siguruar që Zaev do të sigurojë një shumicë”, tha Mickoski, i cili në mbledhje nuk i tha Pendarovskit direkt se ai po ngrin marrëdhëniet me kabinetin e tij.
Sipas tij, Zaev ka robëruar negociatat për formimin e Qeverisë dhe me caktimin e mandatit, sipas tij, është duke u blerë kohë për një marrëveshje për sigurimin e shumicës parlamentare.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë