Agjenti i Willian-it, Kia Joorabchian ka refuzuar të zbulojë skuadrën, të cilës do t’i bashkohet klienti i tij.
Braziliani pas shtatë viteve në “Stamford Bridge” duke u larguar, ndërsa thuhet se do nënshkruajë kontratë trevjeçare me Arsenal-in, transmeton portali arbresh.info.
Asgjë ende s’është konfirmuar, por Joorabchian insiston që së shpejti do bëhet gjithçka zyrtare.
“Është lojtar i lirë. Ka kaluar shtatë vite te Chelsea, ka punuar me shumë trajnerë, ka fituar trofe të shumtë dhe ka lidhje të shkëlqyer me Lampard, e respekton shumë”.
“Por, mendoj se ishte momenti i duhur që të largohet. Këtë moment, nuk mund të them se ku do të shkojë, sigurisht Arsenal-i është ndër kandidatët”.
“Por, së shpejti do ju njoftojmë. E dimë se ku o shkojë, por nuk do zgjatë shumë”, deklaroi ai.
Gjatë javëve të ardhshme thuhet se Willian do i bashkohet skuadrës së Mikel Arteta-s./arbresh.info.
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...
Ambasada Amerikane në Prishtinë uron “Halloween-in”
Të akuzuar për grabitje e rrëmbim, kapen në Tiranë dy vëllez...