Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me përfaqësues të Odave ekonomike në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, ministri Selimi dhe përfaqësuesit e Odave, diskutuan për rimëkëmbjen ekonomike gjatë dhe pas pandemisë Covid-19, si dhe për themelimin e Gjykatës Komerciale, me ç ‘rast u theksua rëndësia që kjo gjykatë do të sjellë për çdo biznes dhe investitor në Kosovë, transmeton arbresh.info
Ministri Selimi vuri në dukje se Ministria e Drejtësisë së bashku me partnerët strategjik, ShBA-në, ka ndërmarr iniciativë për të finalizuar ligjin për Gjykatën Komerciale që sipas tij do të trajtojë çështjet e kontesteve komerciale.
“ Çështja e Gjykatës Komerciale ka dal nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe është parë si shumë e nevojshme për t’iu qasur në mënyrë më serioze kontesteve komerciale, pra kontesteve në ekonomi. Artikulimi në një shtyllë i çështjeve komerciale i zgjidhë ato me ekspertizë, ulë riskun e të bërit biznes, riskun e kontesteve, riskun e fitimit sepse mbrohet me një gjykatë e cila merret ekskluzivisht me këtë çështje”, deklaroi ministri Selimi.
Sipas ministrit Selimi, themelimi i Gjykatës Komerciale fuqizon sistemin e drejtësisë sepse duke zgjidhur kontestet në ekonomi, vendi ynë ofron siguri për çdo biznes dhe investitor në Kosovë.
“Përfitim kryesor i themelimit të Gjykatës është se të gjitha kontestet ndërmjet bizneseve, por edhe të gjithë afaristët do të kenë një adresë. Kërkesë të veçantë kam pasur që të ekzistojë një panel i veçantë për investime direkte të huaja, në mënyrë që kjo të ofrojë siguri për investitorët e jashtëm”, tha ministri Selimi.
Ndërsa përfaqësuesit e Odave, falënderuan ministrin Selimi për bashkëpunim, duke vlerësuar të rëndësishëm themelimin sa më të shpejtë të Gjykatës Komerciale./arbresh.info/
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...