25 gra turke përfunduan në polici teksa protestonin një ditë më parë kundër tërheqjes së vendit nga konventa për mbrojtjen nga dhuna në familje.
Shpërfillja e urdhrave të policisë, si dhe bllokimi i trafikut gjatë protestës shkaktuan tensione mes palëve.
Protestat e grave nisën një javë më parë dhe u provokuan nga vrasja e një studenteje 27-vjeçare, e gjetur e mbytur, e djegur dhe e hedhur brenda një fuçie nga ish-i dashuri i saj në provincën jugperëndimore të Muglës.
E reja është një prej qindra viktimave të dhunës nga burrat që regjistrohen çdo vit në Turqi.
“Jeta e grave në këtë vend është në rrezik dhe revokimi i konventës së Stambollit do të thotë të pranosh masakrimin e të gjitha grave. Qeveria duhet ta heqë këtë çështje nga axhenda.”
“Është gjë e mirë që kemi një fushatë ndërkombëtare në Instagram. Javën e kaluar patëm protesta edhe në Beshiktash dhe në Kadikoj. Mendoj se njerëzit janë të zemëruar dhe të revoltuar kolektivisht.”
Pakti me Këshillin e Europës u nënshkrua nga Turqia në vitin 2011 dhe parashikon parandalimin, përndjekjen dhe eliminimin e dhunës në familje nëpërmjet promovimit të barazisë.
Ana konservatore e shoqërisë mendon se pakti i Stambollit inkurajon faktikisht dhunën duke cenuar strukturat e familjes, ndërsa pala kundërshtare kërkon zbatimin më të rreptë të tij.
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se 38 përqind e grave turke janë dhunuar të paktën një herë nga partneri i vet, krahasuar me 25 përqind të grave në Europë.
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...