Ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i AAK-së, Selim Selimi ka treguar momentin kur kanë filluar problemet LDK-AAK sa i përket dialogut.
Selimi në RTV Dukagjini ka zbuluar detaje nga takimi në Bruksel ku edhe filloi përplasja LDK-AAK.
“Ne kemi qenë në ndërtesën e EAAS ku zhvillohen bisedimet. Zoti Hoti në takim ka hyrë vet dhe nuk na ka ftuar mua dhe zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimi që ishim pjesë e delegacionit. Ne pas atij takimi i kemi dërguar letër zyrtarisht nga AAK por edhe publikisht i kemi treguar se AAK ka hyrë në koalicion me një kontratë ku mbrojmë një platformë të bisedimeve që e mbrojmë tërësinë territoriale të Kosovës e jo për dialog teknik”, tha ai.
Edhe deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj ka thënë se me LDK-në kanë mospajtime të mëdha sa i përket zhvillimit të dialogut.
“Ne haptas i kemi thënë këtij kryeministri se dialogu pa SHBA-në nuk mund të bëhet. Dialog nuk bëhet edhe pa partnerët e koalicionit qeverisës…Ne po presim që situata me dialogun të ndryshojë. Po presim që Isa Mustafa të shërohet dhe të diskutohet kjo çështje. LDK duhet ta dijë se është gabim në këtë drejtim dhe nuk shkon kështu”, deklaroi Muharrem Nitaj.
Shenjat që veshkat nuk ju punojnë: Simptomat që tregojnë dës...
Burimi nuk durohet, ngacmon Lelën: Me tri-katër lugë duke ng...
VAR-i shkatërroi momentin historik të Francesco Camardas me ...
Gordon firmos kontratë të re me Newcastle
Bellingham mendoi se shënoi ndaj Dortmundit – a e kaloi topi...
Agani beson se koalicioni AKR-PD – Nisma Qytetare do ta kalo...