Siç dihet nga të gjithë, Instagrami është kthyer në një “bankë” të ardhurash jo vetëm për një pjesë të mirë të bizneseve të ndryshme që operojnë në treg, por edhe për shumë personazhe, të njohur ndryshe si influencues të modës, stilit të jetës apo qoftë edhe të një jete të shëndetshme e aktive që synon secili prej nesh.
Në një artikull të Huffington Post, pak javë më parë, disa prej emrave më të njohur në fushën e modës, si Mallory Cornelison apo Valeria Hinojosa, kanë zbuluar shifra marramendëse fitimi nga postimet në rrjetet sociale apo edhe në YouTube. Këto influencuese të rrjetit, mjaftojnë të postojnë një produkt nga një kompani e njohur (ose jo) kozmetike, veshjesh apo produktesh të tjera bukurie dhe shifrat vazhdojnë të shtojnë zerot.
Siç shkruhet në artikullin e HP, Mallory Cornelison, për shembull, me afro 30k ndjekës dhe 110k abonentë në YouTube, fiton nga rrjetet sociale 12 mijë dollarë në vit, nga YouTube 5 mijë dhe 5-7 mijë dollarë nga sponsorizimet. Natyrisht, një faktor shumë i rëndësishëm është numri i ndjekësve – sa më i lartë, aq i lartë është edhe çmimi që vendoset në kompromis për postimin.
Po çfarë ndodh në Shqipëri?
Sa paguhen inluencueset e Instagramit për një postim? Në parim, gjithçka funksionon njëlloj edhe për ne. Element shumë i rëndësishëm edhe këtu është numri i ndjekësve në rrjetet sociale dhe në YouTube.
Disa prej emrave më të njohur në Shqipëri, që ju frymëzojnë vazhdimisht për modën, stilin e jetës së shëndetshme, aktivitetin sportiv, udhëtimet etj., mund të paguhen mjaftueshëm, mirë, por edhe shumë mirë për marrëveshjet që bëjnë me kompanitë e ndryshme të produkteve që reklamojnë në llogaritë e tyre. Por gjithmonë, ka një përgjigje absolute për të qenë brenda: “Varet…”
Estela Ujka, një prej influencueseve më familjare të rrjetit që, me siguri, të gjithë e ndiqni, thotë se për të dhe për bloggers që bashkëpunojnë me agjencinë e saj, pagesa për një produkt që reklamohet varion në varësi të ndjekësve:
“Për një influencuese me ndjekës deri në 50K, për agjencinë tonë, pagesa shkon deri në 200 euro për një postim. Ndërkohë që deri në 100K shkon 300-400 euro për një postim.”
Siç shton Estela më tej, kompanitë që duan të reklamojnë produktet e tyre përmes inflencueseve të Instagramit, shikojnë edhe “origjinën” e ndjekësve. Ata duhet të jenë realë, por edhe “nëse janë 1 milion në Indi apo Kinë, s’të paguan njeri…”
Numri i ndjekësve është elementi i parë që bizneset shohin para se të të bëjnë një propozim, por pas këtij, faktor shumë i rëndësishëm është edhe vërtetësia e personazhit në rrjet: “Kontenti që krijon në Instagram, sa e vërtetë je në atë që bën dhe thua: “Nëse thua për çdo produkt “i mirë”, ul kredibilitetin e brandit tënd. Por mbani parasysh që kompanitë, së fundmi, po matin feedback-un edhe te kompania e tyre; pra sa ndjekës u kanë ardhur nga story-t me këtë postim, nga një giveaway, nga sponsorizimi etj. Dhe në këtë mënyrë nisin të bëjnë planet e tyre për të matur në fund suksesin”, – shton Estela duke iu referuar rasteve të saj dhe të blogereve të tjera që bashkëpunojnë me agjencinë e saj.
Postimi Feed vs Story
Nëse kërkohet një bashkëpunim afatgjatë, thekson Estela, vlera mund të ulet dhe kjo arrihet me një marrëveshje mes kompanive dhe inflencueseve: “Megjithatë, për ne përgjithësisht një postim në Story llogaritet sa gjysma e një postimi në Feed, por edhe kjo nuk është gjithmonë kështu, pasi edhe Story-t kanë shumë feedback dhe gati-gati po i barazojnë me postimin në Feed”
“Edhe këtu, çmimi duhet të jetë një ekuacion mes ndjekësve, kontentit që krijon personazhi dhe feedback-ut që merr brandi”,- shton Estela: “Mund të jesh shumë e vërtetë dhe e suksesshme, por nuk je e përshtatshme për të reklamuar atë produkt, kështu që duhet gjendur gjithmonë një ekuilibër i mire.”
Kush kushton më shtrenjtë?
Këtu duhet të jemi të kujdesshëm. Bloggers ose ato që quhen ndryshe influencuese, kanë një profesion tjetër, ndryshe nga personazhet e njohur, kështu që këtu nuk duhet ngatërruar “çmimi”.
Estela thotë se nuk mund të thuash kush paguhet më shumë apo më pak, por duhet të kemi parasysh kushtet e përmendura më sipër. Ama, është shumë e rëndësishme që influencueset të kenë gjithmonë një raport të vërtetë me ndjekësit e tyre: “Sa për çmimet, për ne ato variojnë deri edhe në 500 euro për një postim. Këtu kam përfshirë dhe bloggers me 1.6 milion followers.”
Dhe, pa dyshim, të ardhurat nga rrjetet sociale, mund të jetë të ardhura kryesore për këdo që di ta bëjë mirë këtë punë. Duke e ushqyer vazhdimisht blogun dhe duke e pasur prioritet, pa dyshim që edhe të ardhurat do të jenë të kënaqshme./lajmiifundit/
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë