Albin Kurti prezanton “Qeverisjen Alternative”

23:07 | 12 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shfaqur pas një kohe relativisht të gjatë, duke prezantuar “Qeverisjen Alternative”.

Sipas tij me këtë po synojnë që tu japin zgjidhje çështjeve në dy drejtime; si të tejkalohet situata ekonomike dhe shëndetësore me pandeminë dhe si të krijohet mbështetje ekonomike dhe përkujdesje shëndetësore për qytetarët.

“Qeverisja Alternative ka pesë shtylla: Ekonomia dhe Financat; 2. Drejtësia dhe Siguria; 3. Shëndetësia, Mirëqenia Sociale dhe Sport; 4. Arsimi, Kultura dhe Rinia; dhe, 5. Politika e jashtme, Integrimi Evropian dhe Mërgata”.

Sipas Kurtit Qeveria aktuale nuk ka plan për t’i zgjidhur problemet themelore, ndaj po iniciojnë “Qeverisjen Alternative” që me të ardhur në pushtet ta zbatojnë atë.

“Kosova nuk ka qenë në gjendje më të rëndë paslufte. Qindra po infektohen e dhjetëra po vdesin çdo ditë. Kosova është bërë Bergamoja e Ballkanit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme