Google ADS

Mustafa thotë se nuk ka lëkundje të koalicionit qeverisës

23:01 | 12 Gusht 2020
Arbresh.info

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar provokim patrullimin e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

Në një intervistë për RTK-në për herë të parë pas shërimit nga COVID-19, Isa Mustafa ka folur edhe për lëkundjet e koalicionit qeverisës dhe për procesin e dialogut, ku sipas RTK-së ka thënën se nuk ka lëkundje në koalicionin qeverisës.

Veç kësaj, Mustafa e konsideron të nevojshëm që ligji për kategoritë e luftës të tërhiqet nga Kuvendi për rishqyrtim, ndërsa e fton PDK-në në dialog me Serbinë.

Pas shërimit nga COVID-19 kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes.

“Kujdes nga COVID-19, sepse merr jetë njerëzish. Ndaj këtij virusi nuk kanë mundur të ruajnë jetë njerëzish as vendet më të zhvilluar, sikundër janë SHBA, Gjermania, etj”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme