Google ADS

AAK kandidon Ramush Haradinajn për postin e presidentit të Kosovës

21:28 | 12 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës është autorizuar nga Këshilli Drejtues që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit.

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sonte në një intervistë ka thënë se me Haradinajn nuk e kanë diskutuar ende këtë pozitë.

Por, nuk mohon se do e pranojë një post të tillë nëse i ofrohet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme