Një helikopter i Forcave Ajrore Amerikane është qëlluar në afërsi të Manassas, Virxhinia, duke lënë të lënduar njërin nga dy pilotët në bord, sipas FA.
Mjeti UH-1N ishte duke fluturuar në verlindje të Manassas në një mision trajnues rutinë dhe në një lartësi prej 300 metrave kur ndodhi incidenti, transmeton portali arbresh.info.
Fatmirësisht u ul në aeroportin rajonal të Manassas në perëndim të Uashington DC dhe piloti u dërgua në spital ku mori trajtimin mjekësor.
Incidenti është tani nën hetimin e FBI-së dhe Forcave Ajrore për të përcaktuar nëse helikopteri ishte qëlluar me dashje në të, ose nëse dikush ishte duke qëlluar rastësisht në ajër. Avioni do të inspektohet nga afër për dëmtime të tjera, shtoi zyrtari./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...