Real Sociedad-i ka konfirmuar se mesfushori Martin Odegaard do rikthehet te Real Madrid-i.
Norvegjezi kaloi një vit huazim te Sociedad-i dhe pritej që edhe edicionin e ardhshëm të jetë aty, por gjërat ndryshuan me eliminimin e Real Madrid-it nga Liga e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se është Zinedine Zidane që ka kërkuar rikthimin e Odegaard, ngase synon përforcime në mesfushë.
Real Sociedad-i e ka konfirmuar largimin e talentit përmes një postimi në Twitter dhe e ka falënderuar për kontributin e dhënë gjatë një sezoni.
https://twitter.com/RealSociedadEN/status/1293579245436850177
Real-i pritet që në ditët në vijim ta rikthejë edhe Dani Ceballos nga Arsenal-i./arbresh.info.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...