Juventus-i konfirmon lajmin e keq, De Ligt mungon se paku tre muaj

17:45 | 12 Gusht 2020
Arbresh Info

Juventus-i ka njoftuar se do jetë pa qendërmbrojtësin Matthijs de Ligt, në tre muajt e ardhshëm.

Holandezi vazhdon të vuajë nga lëndimi në krahun e djathtë, i cili i ka shkaktuar probleme për disa muaj, transmeton portali arbresh.info.

De Ligt ka luajtur deri në fund shkaku se dëshironte të fitonte trofe, ndërsa pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ka kryer operimin.

Juventus-i ka konfirmuar se lojtari është operuar me sukses dhe që do mungojë se paku për tre muaj.

Kjo nënkupton se holandezi nuk do arrijë të luajë nën urdhrat e Andrea Pirlo-s deri në mesin e nëntorit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme