Kanë kaluar pesë vjet që nga hera e fundit kur Barcelona e ngriti larg trofeun e Ligës së Kampionëve. Por, për ta përsëritur këtë sukses në këtë edicion në Lisbonë, Lionel Messi do të duhet ta bëjë këtë me skuadrën më të moshuar nga ekipet e mbetura në garë.
Në vitin 2015, Barcelona e Luis Enriques karakterizohej nga posedimi i madh i topit gjatë ndeshjeve, stil ky i zhvilluar në skuadër gjatë kohës së Pep Guardiolës, dhe nga kundërsulmet e shpejta të sjella në skuadër nga ish-trajneri i Romës.
Neymar, Luis Suarez dhe Lionel Messi e kishin formuar një partneritet të rrezikshëm në sulm, ndërsa ishin të rrethuar me lojtarë të tjerë të rinj e të talentuar.
Pesë vjet më vonë, shtatë nga 11 lojtarët që ishin titullarë në atë finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit janë ende në formacionin e parë të Barcelonës tani, në vitin 2020.
Skuadra që atëherë ishte e re dhe premtuese tani është vjetruar dhe varet më shumë nga brilanca individuale e Messit. Mosha mesatare e skuadrës së Barcelonës tani është 29.6 vjeç, përderisa kishte qenë 26.6 para pesë vjetëve.
Mosha mesatare e skuadrave të tetë klubeve të mbetura në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon:
Barcelona (29.6 vjeç)
Manchester City (28.4 vjeç)
PSG (28.1 vjeç)
Bayern (27.3 vjeç)
Atletico Madrid (26.4 vjeç)
Lyon (25.4 vjeç)
Atalanta (25.3 vjeç)
Leipzig (24.6 vjeç)
Mosha mesatare e Barcelonës do të kishte qenë edhe më e vjetër po të mos kishte qenë për Nelson Semedo, Clement Lenglet dhe Frenkie de Jong. Këta të tre janë lojtarë më të rinj, mirëpo nuk arritur ende të marrin rol kyç në skuadër. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...