Gjilani ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e Ardit Hilës.
Mesfushori nga Elbasani që ishte pjesë e Prishtinës, duke zhvilluar 15 ndeshje, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin gjilanas.
27-vjeçari kishte kulmin e karrierës te Partizani i Tiranës, mirëpo që paraqitjet e tij të mira nuk munguan as në Superligën e Kosovës.
Më poshtë keni postimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Gjilanit:
Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila.
Mesfushori 27 vjeçar i lindur në Elbasan, karrierën e tijë e nisi në qytetin e lindjes, KF Elbasani.Ai karrier në Shqipëri kishte bërë edhe në skuadra e Teutës ku kishte luajtur për tre vite nga 2015 deri në 2018, për tu transferuar tek Partizani i Tiranës dhe duke e konkretizuar një sezon të suksesëshme me të kuqët, ku arritën të shpalleshin kampion në Kategorin Superiore të Shqipërisë.
Hila ishte pjesë e suksesit të ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë, nga ku kishte zhvilluar 27 paraqitje në atë edicion.
Ardit Hila në skuadrën e Gjilanit vie pas një viti të kaluar tek ajo e Prishtinës, nga ku ishte paraqitur në 15 takime.
Mesfushori 27 vjeçar me skuadrën e Gjilanit ka firmosur kontratë, e cila do ta mbajë atë si pjesë e ekipit kuq e bardh për një edicion. /Telegrafi/
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...