Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, me dy gusht 2020.
Nga konfirmimi i rezultatit Shefi i qeverisë ka qëndruar në banesën e tij në Ulpianë të Prishtinës i izoluar, raporton arbresh.info.
Hoti të gjitha punët i ka kryer në distancë bile ka qenë shumë aktiv në takime virtuale dhe me postime në faqen zyrtare të tij.
Ani pse u raportua se punët i’a ka deleguar zëvendëses së tij nga NIMSA, Albulena Balaj-Halimaj, por nga kabineti i kryeministrin e mohuan një deklarim të tillë.
Hoti megjithëse në izolim ka qenë shumë aktiv në postimet e tij në Facebook, që nga 2 gushti dita që u izolua ka postuar 28 herë duke shpalosur punën e tij dhe të kabinetit qeveritar, shkruan arbresh.info.
Pos shkrimeve në Facebook, i pari i qeverisë ka qenë aktiv edhe me takime virtuale dhe në emisione përmes telefonit.
Kujtojmë, që kryeministri Hoti do të qëndrojë në izolim për 14 ditë më pas do t’i nënshtrohet testit për të konfirmuar nëse është shëruar nga virusi COVID-19.
Këtu mund t’i gjeni të gjitha aktivitetet e shefit të qeverisë: KËTU
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3536918229702839
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person