Sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, i ka konfirmuar lajmet se Drita po kthehet në Kosovë, pas anulimit të ndeshjes kundër Linfield shkaku i Covid-19, përmes një fotografie të publikuar në Instagram.
Drita ishte planifikuar ta zhvillonte të martën në orën 18:00 ndeshjen finale të rundit preliminar për kualifikim në Ligën e Kampionëve, kundër klubit irlandez Linfield,
Megjithatë, pas rezultateve pozitive me Covid-19 në skuadrën e Dritës, autoritetet zvicerane vendosën që ndeshja të mos zhvillohet, përderisa Drita kishte kritikuar më parë UEFA-n për organizimin.
Pas anulimit, u raportua se Drita do ta humbë ndeshjen me rezultat 3:0 në tavolinë dhe do të duhet ta vazhdojë garën në rundin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës. Ky opsion jepej si mundësi nëse ndeshja nuk caktohej për një datë tjetër, gjë që nuk është bërë ende nga UEFA.
Gjasat për eliminimin e Dritës nga ky rund u shtuan kur u raportua se Drita do të kthehet sot në Kosovë, në orën 12:00.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, i cili e publikoi një fotografi në aeroporti në llogarinë e tij në Instagram.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...