Google ADS

Aeroplani Shkup-Turku me 24 të infektuar, shqyrtohet testi PCR për ata që kalojnë transit

23:33 | 11 Gusht 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 141 raste të reja me koronavirus, nga gjithsej 1885 testime të bëra, ndërsa një person e ka humbur jetën.

Nga rastet e reja numër më të lartë të të infektuarve ka Shkupi 39, Shtipi 23, Kërçova 18, Gostivari 13 dhe Kumanova 10.

Organet shëndetësore njoftojnë se janë shëruar 161 pacientë. Ndërkohë autoritetet kanë njoftuar se po shqyrtohet mundësia që edhe për personat që transitojnë në Maqedoninë e Veriut të kërkohet test PCR negativ. Një vendim i tillë po shqyrtohet pasi një ditë më parë nga aeroporti i Shkupit në Finlandë kanë mbërritur 24 persona me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se asnjëri nga personat që ka qëndruar në vendin tonë me nënshtetësi të dyfishtë, atë të Maqedonisë dhe të Finlandës, nuk figuron në listën për izolim të Inspektoratit shtetëror për shëndetësi dhe sanitari.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 157 personat që mbrëmë kanë udhëtuar për në Finlandë, vetëm dy kanë qenë me pasaportë të Maqedonisë, numri më i madh i udhëtarëve, përkatësisht 95 kanë qenë me pasaportë të Kosovës, 60 me pasaportë të Finlandës, ndërsa të tjerët me pasaporta të Bullgarisë, Estonisë dhe Suedisë. Megjithatë ky rast ka detyruar autoritetet finlandeze që të ndryshojnë politikat për mbrojtje nga Covid 19. Andaj vendosën që në të ardhmen askush të mos mund të hyjë në këtë shtet pa PCR test negativ dhe karantinë të obligueshme dy ditore./shenja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme