Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë se pa i pasur 61 vota në tavolinë është e kotë të niset mocioni i mosbesimit.
“Nisma e LVV-së për rrëzimin e kësaj qeverie është vetëm një shfaqje mediatike. Nuk është një nismë aspak serioze edhe për nga mënyra se si është adresuar dhe si kanë kërkuar ndihmën e PDK-së. Këta ndihmën e PDK-së e kërkuan përmes mediave”, tha ai.
Gashi thotë se askush nga PDK nuk ka thënë se nuk e rrëzon qeverinë por sipas tij mënyra e sjelljes së LVV-së ndaj PDK-së nuk është e duhura.
“E para LVV duhet të tregojë para elektoratit të vet se çfarë ka ndodhur me vijat e kuqe që ajo kishte vendosur në fushatë ndaj PDK-së. E dyta Vetëvendosje duhet të tregojë se a i ka parimet e njëjta se në kohë pandemie nuk duhet të rrëzohen qeveritë. A e ka ndryshuar ajo këtë standard apo varësisht nga pozicioni i saj vendosen parimet”.
Deputeti i PDK-së thotë se LVV nuk po tregon se si do t’i sigurojë votat tjera për rrëzimin e qeverisë.
“Dihet se nëse dështon mocioni edhe gjashtë muaj tjerë nuk mund të ngrihet mocion tjetër ndaj qeverisë…Nëse nuk janë 61 vota s’ka se si të niset mocioni pasi dështon votimi. Ne po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe për gjashtë muaj”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...