Google ADS

A do jetë Berisha sërish kandidat për deputet? Flet Besnik Mustafaj

21:06 | 11 Gusht 2020
Arbresh.info

Ish-deputeti i PD-së Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se gjendja nga koronavirusi në vend mbetet shqetësuese.

“Gjendja nga koronavirusi është shqetësuese. Është shqetësuese se 1 në 5 të testuar dalin pozitiv me Covid-19. Nëse bëhen shumë teste, do të thotë se dalin më shumë persona pozitiv me Covid-19.

“Thuhet se dy spitale Covid-19 mund të dalin edhe jashtë kontrollit. Nëse ajo që lajmëroi Putini është e vërtetë, atëherë mund të kemi disi shpresë”, tha Mustafaj.

Ai u shpreh se kandidaturat e PD do të verifikohen brenda datës 15 shtator.

“Janë 600 kandidatura nga PD dhe zgjedhja do të jetë normalisht në mënyrë sa më të mirë. Përzgjedhja e kandidatëve do të përfundojë deri më 15 shtator. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve tanë gjermanë. Këto janë kandidatë janë më të mirë sesa ata që kanë qenë”, u shpreh Mustafaj.

I pyetur nëse ish-kryeministri Sali Berisha mund të jetë në listë, Mustafaj tha se ish-kreu i qeverisë ka bërë denoncime të guximshme për drogën dhe fenomene të tjera të pushtetit të Edi Ramës dhe ndaj ka kontribut në PD.

“Unë jam një nga kritikët e Sali Berishës që më 2007. Por, në kohën që ai është në opozitë, Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në opozitarizëm. Berisha denoncoi drogën, denoncoi një sërë skandalesh. Në këtë kuptim, Sali Berisha ka kontribut në Partinë Demokratike. Në cilësinë e Berishës si deputet, ai mund të themi ka kontribut. Unë jam ndër të parët që kam kthyer disa figura sërish në PD. Unë besoj se të zemëruarit e ikur edhe mund të kthehen.

Jozefina Topalli përshembull ka pasur kritika për PD, por është e lidhur me Partinë Demokratike.

Ajo mund të jetë propozuar në Shkodër. Kur bashkëvepron eksperienca me të renë, besoj se bëhet diçka e mirë. Rama ka bashkëpunëtorë figura që janë të reja, por janë një lloj klani le ta themi. Shoqëria ka eksperiencën për të gjykuar drejt programin tonë dhe kandidaturat”, deklaroi Mustafaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme