Portali arbresh.info kishte raportuar ekskluzivisht se kishte plasur sherri mes tre gjeneralëve në FSK për shkak të gradimeve.
Bëhej fjalë për gjeneralët Enver Cikaqin, Xhevahir Gecin e Jeton Dreshajn, ku në zyrën e së cilit ndodhi zënka.
Por, tani gati 12 orë që nga publikimi i lajmit, është gjeneral Cikaqi ai që ka postuar një fotografi të kamotshme të realizuar me Gecin në formatin 3D.
“Me mikun tim Gjeneral Xhevahir Geci! Puna, shërbimi dhe miqësia vyrtyte të përbashkëta gjatë gjithë rrugëtimit tonë!”, thuhet në mbishkrimin e vendosur nga Cikaqi, ndërsa është etiketuar edhe gjenerali Dreshaj.
Thuajse njëkohshëm ka postuar edhe Xhevahir Geci.
“Me mikun tim Gjeneral Enver Cikaqi, qe kemi rrugtuar me shume se dy dekada bashk! Bashk do të jemi edhe ne të ardhmen kundër dashakqinjeve dhe propaganduesve kundër ushtris!”, shkruan gjeneral Geci.
Që të dy kanë postuar fotografi të shkrepura më herët dhe jo tani në kohë reale./arbresh.info/
EKSKLUZIVE| “Grushta” mes gjeneralëve në FSK, shkaku i gradimeve për oficerë e nënoficerë
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...