Google ADS

Witsel: Jemi të gjithë të lumtur që Sancho do qëndrojë

19:15 | 11 Gusht 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Borussia Dortmund-it, Axel Witsel ka thënë se e gjithë skuadra është e lumtur që ylli i skuadrës, Jadon Sancho nuk do largohet.

Sancho që disa muaj është në bisedime me Manchester United-in, me të cilët ka arritur marrëveshje personale, mirëpo nuk është arritur marrëveshja mes dy klubeve, transmeton portali arbresh.info.

Witsel ka deklaruar se të gjithë janë të lumtur që Sancho do mbetet te gjiganti gjerman.

“Ai qëndron dhe ne të gjithë jemi të lumtur. Vitin e kaluar kur erdha ishte ndër më të rëndësishmit. Është lajm i mirë për ne, se paku edhe për një sezon”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet deri në fund të sezonit, nëse Sancho do largohet ose do qëndrojë te Dortmund-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme