Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit ka njoftuar se do të transmetojnë sonte live një përmbledhje këngësh e poezish për bashkatdhetarët, të cilët për shkak të coronavirusit, këtë vit nuk kanë ardhur në pushime.
Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se transmetimi do të bëhet duke filluar nga ora 21:00.
“Të fala nga Gjilani” është një vokacion artistik a një përmbledhje me poezi e këngë që vijnë të artikuluara prej aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit e të përcjellura me muzikë e këngë të njohura që u dedikohen bashkatdhetarëve tanë të cilët, këtë vit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, nuk arritën të vijnë në qytetin e tyre. Në vend të mirëseardhjes, të fala nga Gjilani. Gilani sivjet nuk asht i njajtë pa ju”, thuhet në njoftim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...