Shkruan: Hisen Berisha
Patrullimi i xhandarmerisë serbe nëpër territorin e Kosovës, është një akt recidivist, nuk po ndodhë për herë të parë.
Kjo situatë u shpeshtua nga koha e kryeministrit Kurti edhe tash si duket më të njëjtin ritëm po vazhdon.
Kryeministri Hoti në llogarinë e tij në facebook, kishte reaguar si një kryeministër në azil. E lexova dhe tingëllonte në mesazhin e tij si një thirrje për vetëmbrojtje të pragut të shtëpive.
Ka kaluar koha optimale për reflektim dhe situata ka filluar të kthjellohet dhe bëhet më e lexueshme.
Institucionet e Kosovës ende nuk po dinë, s’po duan të dinë, apo nuk kanë mësuar të flasin me gjuhën e shtetit.
Kjo hyrje në Kosovë është recidiviste, nuk është hera e parë! Me herët, i kanë lidhur policët tanë, kanë hyrë në Gazivodë, po këto njësi dhe ka hequr një flamur kombëtar të vendosur atje. Nuk është diçka që ka ndodhur sot por reagimi i institucioneve të Kosovës nuk është konform Kushtetutës dhe gjuhës shtetërore.
Kompetencat e KFOR dihen. Problemi është se kemi tre natyra të reagimeve brenda vendit: qëndrimi zyrtar i KFOR, qëndrimi zyrtar të institucioneve qeveritare që është i kamufluar pas qëndrimit të KFOR-it dhe qëndrimet emocionale të grupeve të caktuara politike dhe jo vetëm, që nuk kursehen të përfitojnë edhe në fatkeqësi e kriza.
Njoftimi i KFOR-it ka qenë deklarimi “se kemi marrëveshje me forcat e Serbisë për patrullime të sinkronizuar. Patrullim të sinkronizuar që nënkupton kur njësitë ushtarake të dy vendeve fqinje patrullojnë brenda territorit të vet dhe e informojnë njëri -tjetrin për gjetje të mundshme të krimeve me karakter transnacional.
Në këtë kontekst duke njohur fushën e strategjive dhe doktrinave, zhvillimit të gjeopolitikëve dhe gjeostrategjike, vlerësojë se Gjenerali Michele Risi KOM/KFOR ne Kosove, duhet ti shmang deklaratat politike dhe të vihet në zbatim të kompetencave, përgjegjësive dhe detyrave që i jepen jo vetëm nga KS/OKB, por edhe përmes Kushtetutës së Kosovës për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit politik, si dhe sigurimin e jetëve të qytetarëve dhe pronës se tyre. Po ashtu për krijimin e një ambienti të sigurte për të gjithë në Republikën e Kosovës, në kufijtë e saj.
Përndryshe populli shqiptare dinë të mbrojnë vet pragun dhe nderin e shtëpive të tyre!
Pasiguria në Karaçevë rrezikon jetën e shqiptarëve të Kosovës në tërë Kosovën dhe do afektoj jostabilitet edhe më gjerë tej kufijve të saj.
Është dashur tashmë për dy ditë që kanë ikur nga ky incident, që kjo çështje të ngritët nga diplomacia kosovare, përfaqësuesi në SHBA që përfaqëson Republikën e Kosovës edhe në Këshillin e Sigurimit. Të marrim mësim nga vet organet shtetërorë serbe dhe reagimet e tyre edhe për incidente banale në kisha apo për ndonjë qytetar që shkel ligjet e Kosovës. Ne ende s’kemi ndonjë veprim diplomatik të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Kushtetuta e Republikës ia ka njohtë KFORit detyrën për mbrojtje ushtarake tokësore dhe ajrore të saj.
Por nëse KFOR nuk e kryen këtë detyrë atëherë është në domenin e Ministrit të Mbrojtjës të Republikës së Kosovës, sipas detyrimëve që ia përcaktojnë Ligjet për transformimin e FSK, në fazën e tranzicionit për të marr përgjegjësi inkluzivisht me krijimin e kapaciteteve përkatëse për sfidat e sigurisë, që të vihet në veprim përmes politikave koordinuese me PUN për të mbrojtur Republikën e Kosovës nga çfarëdo pretendimesh e provokimesh.
KFOR pretendon se e ka kryer këtë patrullim. Kështu pretendon edhe ministri mbrojtjes ashkaliu Vulin.
Realiteti në terren i filmuar dhe i deklaruar po del se nuk ka pasë patrullim të përbashkët. Por unë dua t’i besoj deklarimit zyrtar të KFOR. Për një patrullim të tillë është dashur të informohen institucionet qeveritare të Kosovës. Të cilat nga reagimet e atqasshme konfirmojnë perceptimin se s’kanë qenë fare të informuara përkundër marrëveshjes Forcst e Kosoves me FA të Serbisë dhe kushtet për patrullime të tilla.
Është dashur për çdo veprim ushtarak që të informohen edhe qytetarët. Qytetarët nuk është dashur të shqetësohen. Çka sikur të ndodhte me e keqja e pritshme?! Ka luftëtarë në atë zonë që do të mund t’i vriste me të drejt nga afeksioni, në oborrin e shtëpisë ushtarët patrullues serb.
Atëherë do të kishim një incident të përmasave ndërkombëtare. Pastaj do të vinte në pyetje veprimi me i intensifikuar i KFOR me pasoja politike dhe ushtarake.
Problemi është të mos informimi i institucioneve të Kosovës dhe dalja me deklaratë të kamufluar.
KFOR është dashur t’i njoftonte institucionet e Kosovës për patrullimin e përbashkët me xhandarmerinë serbe.
Çështja nuk qëndron të shkelja si akt teknik, por të mos respektimi nga ana e Serbisë të standardeve të kontrollit dhe menaxhimit të kufijve ndërshtetror. Ky standard është vendosur me marrëveshje. Dihet përmbajtja e marrëveshjes së Kumanovës dhe kufizimet që i vë Serbisë. Kjo situatë ka reflektuar nga përfaqëduesit institucional të Republikës së Kosovës, me mungese të besimit në shtet, mos reagim institucional ligjor dhe mos veprim me gjuhë shtetrore. Sjelja e tillë qyqare, tregon sistem jo te konsoliduar të sigurisë nacionale/shtetrore dhe ndjenjë pasigurie tek qytetaret.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor