COVID-19 i ka shtrirë përtokë edhe artarët dhe argjendarët në vend. Shkaku i situatës me pandeminë, bëhen dy-tri ditë e ata nuk arrijnë të shesin asgjë.
Pandemia e cila ka tronditur tregjet ndërkombëtare të arit që prej fillim-vitit në gjithë botën, ka dhënë efektet e saj edhe në tregun vendor të arit, duke bërë që çmimi i arit të rritet edhe në Kosovë.
Disa nga artarët në kryeqytet kanë folur rreth krizës që bizneset e tyre kanë pësuar nga virusi, i cili është përhapur në të gjithë botën këtë vit.
Ata nuk mbajnë mend të kenë pasur ndonjëherë shitje kaq pak të arit.
Madje, thanë se ka me ditë të tëra që vetëm hapin dyqanet dhe i mbyllin në mbrëmje me asnjë cent fitim.
“Shitjet kanë ra krejt, 0-0. S’ka punë hiç. S’ka ndodh gushti me ndejtë tërë ditën. Prej se jemi hapur si dyqane prej pandemisë, ne jemi në gjendje katastrofe”, u shpreh njëra prej artareve këtu në Prishtinë.
Rritja e çmimit të arit nëpër bursat ndërkombëtare javën e kaluar ka ndikuar shumë edhe në çmimet e arit në Kosovë, thonë artarët.
Sipas artarëve në kryeqytet, para pandemisë çmimi i arit ishte për 5 euro më lirë për gram, ndërsa tani një gram kushton prej 45 e deri në 55 euro.
“Për momentin grami është 45 deri 55 euro për gram. Para pandemisë ka qenë dikun 5 euro më lirë për gram”, tha njëri nga artarët në kryeqytet në kushte anonimiteti.
Madje, njëri nga ta tha se më shumë po ka shitje të arit nga vet qytetarët, për shkak të kushteve ekonomike të tyre dhe arin e shohin si një nxjerrje nga kriza.
“Nuk janë duke blerë ari qytetarët, më shumë jemi duke shitur”, tha artari në fjalë.
Ndërsa, artari tjetër tha se nuk e mbajnë në mend një gusht të tillë, sidomos tani në kohën e dasmave dhe kur diaspora zakonisht vijnë për pushime dhe blejnë më shumë ari për vete apo edhe si dhurata. E për diasporën thanë se edhe ata gjatë kësaj periudhe vetëm kanë hyrë nëpër dyqane dhe si e kanë parë çmimin e lartë të arit kanë hequr dorë nga blerja.
Si një krahasim që e bëri njëra prej artareve mes çmimeve të arit tani dhe para pandemisë, ishte shembulli më i thjeshtë me një “Lirë”, e cila para pandemisë kishte kushtuar 280 euro, kurse aktualisht një Lirë, sipas saj kushton 380-375 euro. Kjo i bie që çmimi i një Lire është rritur për mbi 100 euro më shumë sesa çmimi para pandemisë, për shkak të krizës së pandemisë, shkruan Buletini Ekonomik.
Ndërkohë, në bursat ndërkombëtare javën e kaluar ( më 27.07.2020) çmimi për një ons ari (31,1 gram) arriti deri në 1944,71 dollarë. Me këtë vlerë ari e kishte tejkaluar çmimin rekord të shtatorit të vitit 2011, kur një ons kushtonte 1921 dollarë.
Së fundi kursi i arit ka pasur luhatje, por gjithmonë në nivelin e rreth 1,5 për qind duke arritur deri në shumën e 1932 dollarëve.
Kësisoj vlera e arit aktualisht shënon një rritje me mbi 25 për qind në tregjet ndërkombëtare. Veçanërisht e fuqishme ka qenë rritja e çmimit të arit që nga mesi i qershorit.
Në fillim të luhatjeve në tregjet e financave për shkak të pandemisë korona ari madje pati edhe humbje të vlerës, ndonëse është metali i çmuar që konsideorhet si monedha e krizës. Në mes të marsit pati rënie, kur një kallëp kushtoi në bursë edhe deri më pak se 1500 dollarë.
Krahas shqetësimit për përmasat e recesionit si pasojë e pandemisë ka edhe arsye të tjera për rritjen e vlerës së arit. Ndër këto arsye, thuhet se bën pjesë edhe futja në borxhe e shteteve dhe e sipërmarrjeve si dhe normat e ulëta të interesit.
Çmimi i arit po vlerësohet se ka arritur shifra rekord, edhe për shkak se investitorët po nxitojnë të gjejnë “streha” të sigurta për të “parkuar” paratë e tyre, ndërsa shqetësimet për një rimëkëmbje ekonomike të globit janë rritur për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në botë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...