Demokratët rendisin reformën territoriale si një nga dështimet më të mëdha te qeverisë Rama, pasi sipas tyre ajo është përdorur për punësimit e militantëve.
“Vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj. Një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre. ”
Ekspertët e Partisë Demokratike vlerësojnë se në raport me dy vite me parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë në Bashkitë e vendit, ndërsa është rritur me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve.
“Këta janë njerëzit që ngrohin karriget e zyrave, nuk bëjnë asnjë punë dhe sjellin njerëzit vërdallë. Ne harxhojmë 46 milionë euro në vit për pagat e tyre që këta parazitë të pushtetit të bëjnë like dhe share në Facebook-un e Edi Ramës dhe të keqpërdoren në fushatë elektorale.”
Reforma administrative territoriale sipas Partisë Demokratike ka dështuar pasi ka ka prodhuar më shumë korrupsion e më pak shërbime për qytetarët./tch
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...