Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, eksperti i sigurisë Safet Gërxhaliu, ka kritikuar insitucionet e Kosovës për situatës së pandemisë në të cilën gjendemi aktualisht.
Gërxhaliu për gazetën “Bota sot” thotë se Kosova dështoi në këtë kohë pandemie me zhvillimin ekonomik.
Eksperti i sigurisë thotë se, viti 2020 është një ndër vitet më të vështira me të cilin Kosova është ballafaquar, kemi filluar vitin pa qeveri, pa buxhet dhe krejt kësaj i shtohet fakti se jemi goditur nga pandemia e Covid 19 e bënë edhe më shqetësuese këtë situatë.
“Kosova po ballafaqohet me pandeminë Covid 19, pandeminë ekonomike, pandeminë sociale dhe të gjitha këto po i mund jo stabiliteti politik, dhe politika që më shumë mbrojnë interesat e partive sesa ato të qytetarëve dhe të shtetit”, ka thënë ai.
Ai shton se, dështimi është evident duke shtuar se, nëse nuk do të jetë prioritet ekonomia dhe të mbështetet sektori privat atëherë Kosova do të jetë mjaft e sfiduar në të ardhmen dhe vet fakti se kriza sociale është në rritje e sipër gjithashtu edhe performanca e sektorit privat është në tkurrje.
“Kosovës i duhet një infuzion financiar prej të paktën 1 miliardë e 200 mijë deri në 1 miliard e 400 mijë euro që të rritet kërkesa agregate apo të shtohet konsumi e tek atëherë mund të bisedohet për një rimëkëmbje”, ka shtuar ai.
Gërxhaliu ka folur edhe për Telekomin e Kosovës pasi që është shumë afër falimentimit pas bllokimit të llogarive bankare.
Ai ka shtuar se në borxhin e Telekomit ndaj Z-Mobile më së shumti do të përfitojnë politikanët.
“Nga 28 milionë sa duhet t’i paguajnë Devollit, fillimisht duhet të identifikohet se kush janë ata që kanë përgatitur këtë platformë dhe besoj se nga ato mjete më së paku do të merr Devolli. Në rend të parë duhet të identifikohet përgjegjësi”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se politikanët në Kosovë po shkatërrojnë shtetin për interesa personale dhe partiake.
“Politikbërsitë shumë më tepër kalkulojnë në vota dhe meritokraci partiake sesa në funksionalitet të ndërmarrjeve. Në Kosovë politikbësit janë makiavelistët më të mëdhenj që e shkatërrojnë shtetin për interesa të tyre dhe pozitë. Është mjerim që dua të besoj se do t’i takojë të shkuarës”, ka thënë ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...