Nga kjo ditë ulen temperaturat në Kosovë

14:36 | 11 Gusht 2020
A. B.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira.

IHK njofton se të mërkurën vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme