Blogeri arab fiton çmimin “Saharov”

20:17 | 29 Tetor 2015
Arbresh.info

Çmimin për të drejtat e njeriut “Andrei Saharov” këtë vit e ka fituar blogeri nga Arabia Saudite Raif Badawi, ka thënë në Strasburg kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schultz. “Fjala është për shembullin e mirë të njeriut që është dënuar me dënimin më brutal”, ka thënë Schultz para gazetarëve, transmeton arbresh.info.

Badawi është dënuar në Arabinë Saudite me 10 vjet burg dhe 1 mijë goditje si i dyshuar për blasfemi, ndërsa Schultz e ka ftuar publikisht mbretin e Arabisë Saudite që ta lirojë Badawin në mënyrë që ai personalisht ta marrë çmimin.

Çmimi “Saharov” ndahet që nga viti 1998. Fituesi i parë ka qenë Nelson Mandela. arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme