Ministri Veliu do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia

09:10 | 11 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, ku do të dhurohen maska dhe pajisje tjera mjekësore.

Pranimin e këtij donacioni do ta bëjë ministri i Punëve të Brendshme,  Agim Veliu.

Kjo ceremoni do të mbahet sot, më 11 gusht duke filluar nga ora 10:00, para objektit qendror të MPB-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme