Google ADS

Presidenca del kundër Talat Xhaferit, sipas tyre shkresa nga Kuvendi duhet të arrijë

23:58 | 10 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenca e shtetit i është kundërpërgjigjur Kryekuvendarit Talat Xhaferi në lidhje me afatet dhe dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.

Në deklaratën e kabinetit të Stevo Pendarovskit për agjencinë AIM thuhet se me verifikimin e mandateve konsiderohet se është konstituuar kuvendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo bazohet në dispozitat kushtetuese të nenit 90 paragrafi 1, ku afati i dhënies së mandatit përcaktohet 1- ditë nga dita e konstituimit të kuvendit.

Nga kabineti i Pendarovskit theksojnë se edhe në vitin 2016, Kryekuvendari i atëhershëm, Trajko Veljanoski, kishte dërguar shkresë te kryetari i atëhershëm, Gjorge Ivanov, ku thuhej se kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve, por pa kryetar të zgjedhur.

Kabineti i Pendarovskit është në pritje të shkresës së Talat Xhaferit, ku duhet të theksohet se kuvendi është konstituuar më 4 gusht 2020./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme