Zbulohet arsyeja pse Juventus-i refuzoi Mauricio Pochettino-n

21:58 | 10 Gusht 2020
Arbresh Info

Juventus-i ka refuzuar mundësinë për ta bërë trajner Mauricio Pochettino-n, shkaku i pagesës së madhe që kërkonte.

Pochettino është i lirë që nga shkarkimi prej Tottenham-it në vitin 2019, ndërsa ishte i lidhur me stolin e “Zonjës së Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.

48-vjeçari pavarësisht që nuk ka fituar trofe me Spurs, arriti t’i dërgonte deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Sipas Daily Star, Pochettino ishte i pari në listë për ta zëvendësuar Maurizio Sarri-n e shkarkuar, por pagesa prej 8 milionë euro në vit ishte shumë e lartë.

Sidoqoftë, Juventus-i e bëri legjendën e klubit Andre Pirlo trajner dhe mbetet të shihet nëse do këtë sukses./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme