Maqedonia e Veriut, 109 raste të reja dhe një viktima nga koronavirusi

18:10 | 10 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar të dhënat më të reja në lidhje me numrin e të sëmurve dhe të shëruarve nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 762 testime prej të cilëve 109 kanë dalë me rezultat pozitiv, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve, në Shkup ka 20 të infektuar të rinj, pastaj në Kumanovë 16, Shtip 13, Prilep 1, Tetovë 3, Strugë 2, Veles 4, Manastir 1, Ohër 2, Kavadar 15, Gostivar 10, Gjevgjeli 1, Radovish 2, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 2, Vinicë 3, Shën Nikollë 5, Kërçovë 7 dhe Negotinë 1.

Një vdekje është regjistruar në Shkup.

Nga të infektuarit e deritanishëm 422 jan shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme