Llapi ka konfirmuar transferimin e Gentrit Halilit.
Qendërmbrojtësi ishte pjesë e KF Ferizajit edicionin e kaluar, ndërsa i është bashkuar Llapi-t, shkruan portali arbresh.info.
Halili ka nënshkruar kontratë trevjeçare, e cila do e mbajë te Llapi deri në vitin 2023.
“Mirësevjen Gentrit Halili!
Halili i bashkohet Llapit dhe nënshkruan kontratë 3 vjeçare
Podujevë, 10 gusht 2020 – KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me qendërmbrojtësin 18 vjeçar Gentrit Halili. Halili është reprezentues i Kosovës U19 dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ferizajt.
Gentrit Halili, 18 vjeç i ditëlindjes 14.12.2001, i gjatë 1.84 m është qendërmbrojtës. Halili është bashkuar sot me skuadrën dhe do vijoj të jetë pjesë e klubit në 3 vitet e ardhshme!
Paç suksese në edicionin e ri Gentrit”, ka shkruar Llapi në faqen zyrtare të tyre në Facebook./arbresh.info.
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/pcb.10158493071812243/10158493069497243/?type=3&theater
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...