E konfirmon Llapi, ky lojtar largohet

16:53 | 10 Gusht 2020
Arbresh Info

Llapi përmes një postimi ka konfirmuar se lojtari Behar Maliqi, nuk është më pjesë e skuadrës.

Maliqi ishte ndër lojtarët më të mirë te skuadra e Tahir Batatinës në dy edicionet e fundit, ndërsa sot (e hënë) është larguar, shkruan portali arbresh.info.

Llapi ka fa falënderuar Maliqin për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

“Faleminderit BEHAR MALIQI!

Klubi i dëshiron shumë suksese futbollistit, Behar Maliqi i cili për dy edicione (2018/19 & 2019/20) ishte futbollist kyç që dha kontribut të madh në fushën e lojës dhe nga sot nuk është pjesë e klubit, duke ndarë rrugët në mënyrën më të mirë!

KF LLAPI e falenderon Beharin për kontributin, angazhimin dhe sjelljet e tij korrekte e profesioniste përgjatë 2 viteve sa ishte pjesë e klubit.

Suksese në karrierë Behar”, ka shkruar Llapi në faqen zyrtare të tyre në Facebook./arbresh.info.

https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/a.10152716192437243/10158492946102243/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme