Google ADS

Lulzim Basha viziton fshatrat e zonës së Manzës

16:20 | 10 Gusht 2020
Arbresh.info

Kur u duk se politika kishte marrë pushimet verore, Lulzim Basha u shfaq në fshatin Kameras në Manzë të Durrësit, pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndonëse ka vendosur ta kalojë gushtin në punë, kryedemokrati u përball me kritikat e kryefamiljareve të dëmtuar.

“Unë jam më i vjetër dhe ti më i ri, je me shumë vonesë duhet të kishe dalë më përpara në punë. Je me shumë vonesë, për shumë gjëra. Duhet të jesh më afër me popullin për shumë gjëra”, tha Kadri Barruku.

“E pranoj, por unë kam qenë herën e fundit në mars, pastaj nisi pandemia, ishte e vështirë për të dalë, por ngjarjet i kam ndjekur”, u përgjigj Basha.

Pasi tejkaluan këtë situatë, Kadri Barruku i tregoi kryedemokratit se në 9 muaj, banesa e tij është shpallur 6 herë si e pabanueshme nga komisionet e rivlerësimit të dëmeve, por si përfundim ai sërish është skualifikuar nga ndihma shtetërore. Basha nuk i kurseu kërcënimet për abuzuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme