AKK: Kusari- Lila në Universitetin e Gjakovës, s’ka konflikt interesi

17:09 | 29 Tetor 2015
M. A.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka shqyrtuar rastin e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila njëherësh është anëtare e bordit të Universitetit të Gjakovës. Sipas Agjencisë nuk ka prova të mjaftueshme që e cilësojnë situatën me konflikt interesi.

Këtë vendim ka pranuar sot Kusari-Lila pas shqetësimeve të ngritura nga studentët në Universitetin e Gjakovës rreth emërimit të Kryetares Mimoza Kusari-Lila si anëtare e bordit të UGJ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme