Policia e Krujës informon se pas krehjes së zonës, ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në komisariat të autorit të dyshuar të babë e bir. Mesohet se shtetasi i arrestuar është Ermir Hasa.
Forcat policore kanë thënë se tashmë personi që dyshohet për ngjarjen është kapur. Sonte, afër orës 21:00, në fshatin Larushkë të Fushë Krujës, u plagosën babë e bir, ndërsa autori fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, autori i dyshuar u kap, babë e bir janë të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për kurim.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Sh.S., dhe A.S
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme./lapsi.al/
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...