Sulmuesi i Chelsea-s, Willian ka konfirmuar se do largohet nga “Stamford Bridge”.
Brazilianit i ka skaduar me klubin londinez ndërsa është i lidhur me kalimin te rivali lokal Arsenal, transmeton portali arbresh.info.
32-vjeçari la konfirmuar se nuk do qëndrojë te “Blutë”, ndërsa ka falënderuar tifozët për këto shtatë vite.
“Ishin shtatë vite të mrekullueshme. Në gushtin e 2013 kur morra ofertën isha i bindur se ku duhet të luaj”.
“Sot jam i sigurt se ishte vendimi i duhur. Kishte shumë kohë të mira, të këqija, ku fituam shumë trofe”.
“Jam shumë falënderues për tifozët e Chelsea-s që më mbështetën. Ka ardhur koha që të lëvizi. Jam i sigurt që do me mungojnë bashkëlojtarët, stafi, tifozët dhe klubi”, deklaroi ai.
Braziliani me Chelsea-n gjatë shtatë viteve arriti të fitojë dy herë Premierë Ligën, një herë Evropa Ligën dhe Kupën e Ligës.
Willian me klubin anglez ka zhvilluar 339 ndeshje duke shënuar 63 gola./arbresh.info.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik