Google ADS

Liban, ministrja e Informacionit jep dorëhejqjen

15:32 | 9 Gusht 2020
Arbresh.info

Nuk ka mbetur më asnjë situatë për të përmbushur pritshmëritë e popullit pas katastrofës në Portin e Bejrutit, kështu që unë jap dorëheqjen nga detyra ime në qeveri”, tha Manal Abdul Samad.

Ministrja libaneze e Informacionit, Manal Abdul Samad, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj pas shpërthimit të fuqishëm në Portin e Bejrutit që shkaktoi vdekjen e 158 personave dhe plagosjen e mbi 6 mijë të tjerëve.

“Kërkoj falje nga libanezët që nuk i kemi përmbushur pritshmëritë e tyre. Nuk ka ndryshim në afat të shkurtër. Nuk ka mbetur më asnjë situatë për të përmbushur pritshmëritë e popullit pas katastrofës në Portin e Bejrutit, këshu që unë jap dorëheqjen nga detyra ime në qeveri”, tha Abdul Samad në një fjalim në televizionin shtetëror.

– Arrin në 5 numri i deputetëve të dorëhequr

Në anën tjetër, agjencia zyrtare e lajmeve të vendit NNA, transmetoi se deputeti Neamat Efram ka dhënë dorëheqjen si reagim ndaj shpërthimit të fuqishëm që tronditi Bejrutin.

Në këtë mënyrë, ka arritur në 5 numri i deputetëve që kanë dhënë dorëheqjen pas shpërthimit në Portin e Bejrutit.

Kreu i përgjithshëm i Partisë Kristiane Kataeb, Samy Gemayel, kishte njoftuar dorëheqjen 3 deputetëve të partisë në parlament si reagim ndaj shpërthimit në Portin e Bejrutit.

Edhe deputetja e pavarur Paula Yacoubian në një deklaratë nga llogaria e saj Twiter, duke bërë të ditur se ka paraqitur dorëheqjen e saj si reagim ndaj shpërthimit, i bëri thirrje të gjithë deputetëve për dorëheqje masive.

– Shpërthimi në Portin e Bejrutit

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin. Në shpërthim kanë humbur jetën 158 persona dhe rreth 6 mijë të tjerë janë plagosur.

Presidenti libanez Michel Aoun ka deklaruar se shpërthimi është shkaktuar nga plasja e 2.750 tonëve nitrat amoniumi që ishte ruajtur në Portin e Bejruti për gjashtë vitet e fundit.

Pas kësaj deklarate, krahas medias sociale, në shtypin libian dhe atë botëror u ngritën shumë pyetje dhe pretendime.

Ndërkohë, ende mbetet e panjohur se përse është mbajtur për 6 vite në port 2.750 tonë nitrat amoniumi i cili ka veti shpërthyese./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme